ITALI – Guvernatori i bankës qendrore paralajmëron qeverinë për deficitin e lartë

ROMË, 31 maj /ATSH-DPA/ – Rritja e deficitit publik nuk është mënyra e duhur për të stimuluar ekonominë italiane në vështirësi, deklaroi sot guvernatori i Bankës Qendrore, Ignazio Visco.

Zëvendëskryeministri dhe lideri i ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini ka bërë thirrje për një ulje drastike të taksave, duke rrezikuar që të rrisë borxhin e qeverisë dhe duke shkelur rregullat e disiplinës buxhetore të BE-së.

“Të mjaftohemi që të kërkojmë një qetësim të përkohshëm duke rritur borxhin publik është pak produktive, madje kundërproduktiv”, tha Visco në një fjalim vjetor. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.