Haradinaj pret familjarët e heroit Xhemajl Fetahaj

PRISHTINË, 31 maj /ATSH/ – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj priti në zyrën e tij familjarët e heroit Xhemajl Fetahaj.

“Trimi i Koshares, Hero i Kosovës, Xhemajl Fetahaj hynte i pari në fushëbetejë dhe tërhiqej i fundit. Kurdoherë fitimtar! Familja tipike shqiptare Fetahaj ishte e gatshme ndër breza për t’i dalë zot atdheut. Prita sot me respekt familjarët e Xhemajlit dhe u shpreha mirënjohjen më të thellë për sakrificën sublime të vëllait, birit dhe babait të tyre. Përulemi gjithmonë para veprës së të rënëve për liri!” tha ai./KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.