Cakaj: Qëndrimet e opozitës nuk ndihmojnë vendin për hapjen e negociatave

TIRANË, 31 maj/ATSH/ – Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj u shpreh se qëndrimi i opozitës dhe veprimet e saj nuk po e ndihmojnë aspak vendin për hapjen e negociatave.

Duke cituar apelin e Komisionit Europian për angazhim të opozitës në proceset demokratike në Shqipëri, Cakaj u shpreh se ndjekja e një politike të tillë nga ana e opozitës nuk i shërben imazhit të vendit.

“Komisioni Europain përmend tre fakte: Opozita duhet të riangazhohet në procese demokratike. Kjo lë të kuptohet se ajo ka pushuar së qenuri demokratike. Elementi i dytë: Qeveria duhet të sigurojë mundësin e  pjesëmarrjes së opozitës në procesin e zgjedhjes. Kjo do të thotë se nuk i takon qeverisë të sigurojë pjesëmarrjen e tyre. E treta: Përkundër sjelljes së qeverisë, sjellja e opozitës e ka dëmtuar procesin zgjedhor. Një sjellje e tillë politike, nuk i kontribuon imazhit të Shqipërisë dhe gjasave për hapjen e negociatave”, -shtoi ai.

Ministri foli edhe për reformën në sistemin diplomatik në vend, e cila do të vijojë deri në standardizimin e plotë të tij.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.