TIRANË, 30 maj/ATSH/ “Është Këshilli i çështjeve të përgjithshme dhe jo ai i politikave të jashtme që do të vendosë, që do të thotë se politika e zgjerimit është një politikë e brendshme e BE-së”, – deklaroi mbrëmjen e sotme ambasadori i BE-së në Tiranë, lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Soreca tha se “në krahasim me vitin e kaluar ne dimë të them se shtetet anëtare e kanë ndjekur nga afër zhvillimet e ndodhura në Shqipëri”, duke shtuar se “tashmë shtetet anëtare janë të gatshme për të bërë vlerësimet e tyre”.
Shpresa jonë, tha Soreca është që të gjithë vendet anëtare ta lexojnë me kujdes raportin dhe aty do të kemi edhe vendimin politik.
Diplomati i BE-së shprehu besimin që Shqipëria do të marrë dhe dritën jeshile dhe do të bëhet pjesë e BE-së
“Shqipëria si vend me statusin e vendit kandidat nuk është thjesht një vend i tretë por është një vend i cili do të hyjë në familjen tonë dhe për këtë arsye anëtarët e kësaj shtëpie duhet të kuptojnë që shtëpia është në rregull dhe zgjedhjet europiane kanë ndihmuar për të kuptuar nëse shtëpia jonë i ka punët në rregull. Unë jam i bindur se pas pak javësh shtetet anëtare do të jenë gati për ta marrë vendimin dhe shpresojmë që Shqipëria do të fillojë negociatat së shpejti”, – deklaroi ai.
Soreca vuri në dukje gjithashtu se struktura e BE-së është komplekse dhe se “tani topi ka kaluar në kampin e shteteve anëtare”, duke sqaruar se kështu është hartuar Traktati.
Soreca tha se raporti i KE për shqioërinë deri në mesin e qershorit do të shqyrtohet në parlamentet kombëtare dhe qeveritë e shteteve anëtare të BE të cilët do të të vlerësojnë raportin i cili është shumë i rëndësishëm me 114 faqe kështu që duhet pak kohë për ta analizuar”. /a.g/
Soreca: Zgjerimi, politikë e brendshme e BE
