MJEKËSI – Studimi zvogëlon rrezikun nga infarkti dhe iktusi

LONDËR, 30 maj /ATSH-ANSA/ – Studimi është i mirë për zemrën pasi zvogëlon rrezikun e infarktit dhe iktuseve, thuhet në një studim britanik të botuar në ”Journal British Medical Journal”.

Studimi u krye nga Kolegji Imperial i Londrës dhe nga Universitetet e Bristolit, Kembrixhit dhe Oksfordit dhe tregon se 3 deri në 6 vjet më shumë studimi lidhen me një reduktim të indeksit të masës trupore dhe një zvogëlim të presionit sistolik.

Studiuesit arritën në këto përfundime mbi bazën e analizave statistikore dhe gjenetike duke zbuluar se kjo kohë ekstra e studimit, mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me një të tretën.

“Studimi ynë sugjeron se vetëm gjysma e këtij efekti mbrojtës, vjen si rezultat i zvogëlimit të peshës, presionit të gjakut dhe duhanpirjes më të ulët”, theksoi autori i studimit, Dipender Gill.

“Tani duhet të hetojmë se cilat arsye të tjera mund të lidhin arsimin me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare”, shtoi ai./    /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.