Margariti: Një buzëqeshje më pak dhe një dhimbje më shumë

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të parodistit të Vlorës, Muhamet Liko.

Margariti shkruan: “Një buzëqeshje më pak dhe një dhimbje më shumë. Gati e pamundur t’i thuash lamtumirë artistit Muhamet Liko, që na ka bërë të qeshim në momente të vështira, njërit prej parodistëve, që nuk ishte vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë!”

Muhamet Liko numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41-vjeçar.

Ai është nderuar me shumë tituj dhe çmime, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh”./m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.