KIEV – Maas bën thirrje për rifillimin e procesit të paqes në Ukrainë

KIEV, 30 maj /ATSH-AFP/ – Shefi gjerman i diplomacisë, Heiko Maas bëri thirrje sot për të rifilluar procesin e paqes në lindje të Ukrainës, aktualisht i bllokuar, pasi u takua në Kiev me homologun e tij francez, Jean Yves Le Drian dhe presidentin e ri ukrainas, Volodimir Zelenski.

“Ne do të përfitojmë nga çasti për të rifilluar procesin e Minskut sepse për momentin ka një ngërç dhe është i papranueshëm”, deklaroi Maas gjatë një konference për shtyp para presidencës ukrainase bashkë me Le Drian.

“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të bëjmë paqen të mundur në këtë vend, në lindje të Ukrainës. Pas këtij takimi, jam i bindur që kjo është e mundur. Për presidentin, paqja është prioriteti absolut”, garantoi ai.

Në krahun e tij, ministri francez i Punëve të Jashtme e cilësoi këtë takim si “shumë, shumë pozitiv”.

Parisi dhe Berlini janë partnerë të procesit të paqes në Ukrainë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.