ITALI – Di Maio konfirmohet në krye të M5Y-së pas dështimit në zgjedhjet europiane

ROMË, 30 maj /ATSH-DPA/ – Luigi Di Maio u konfirmua sot si lideri i partisë që është pjesë e koalicionit qeverisës në Itali, Lëvizja Pesë Yjet (L5Y) gjatë një votimi në internet të anëtarëve të partisë të kërkuar nga vetë Di Maio pas dështimit të rëndë në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

“Di Maio u mbështet nga 80% e më shumë se 56 000 personave që votuan në platformën e L5Y-së”, njoftoi partia në një deklaratë.

Një rezultat në favor të Di Maio pritjes pasi figurat kryesore të M5Y-së, përfshirë edhe themeluesin e partisë, Beppe Grillo e mbështetën atë.

Di Maio ka qenë lideri i partisë që në shtator 2017 dhe shërben në qeveri si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punës dhe Industrisë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.