Investime në teknologji/ Fermerët rrisin prodhimin dhe cilësinë

TIRANË, 30 maj/ATSH/- Fermerët shqiptarë po rrisin investimet në teknologji, e cila garanton rritjen e prodhimit dhe të cilësisë.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar një prej fidanishteve më moderne në Divjakë, e cila, siç shprehet vetë fermeri, konkurron sot denjësisht edhe Holandën e standardeve më të larta sa i takon teknologjisë.

“Është hera e parë që këtë serrë e kemi ndërtuar me forcat tona. I gjithi konstrukti metalik. Për herë të parë në Shqipëri e jo vetëm në Shqipëri. Holandezët kur erdhën e panë më thanë, mos ia trego njeriu që e ke bërë këtë se na le pa punë”, – shprehet ai.

Ai shton se mbulon sot afro 90% të tregut shqiptar, por edhe eksporton.

“Jemi faktor në tregun shqiptar, i rëndësishëm, për të mos thënë më i rëndësishmi. Eksportojmë në Kosovë, Maqedoni, Bullgari. Kam kërkesa edhe në Itali. Jemi një emër në hartën e fidanishteve dhe punëve të tilla, jo vetëm nga sipërfaqja, por dhe nga teknologjia e ndërtimit”, – thekson fermeri.

Kryeministri ishte edhe në serrën e perimeve të Stavri Zakasngritur vetëm një vit më parë me anë të një financimi 10 milionë lekë nga AZHBR

Sot, prodhimi i këtij fermeri është i garantuar për shitje që në fazën e mbjelljes, pasi siguron cilësi dhe plotëson standardet ndërkombëtare./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.