GREQI – SYRIZA: Fitimi i zgjedhjeve jo vetëm i mundshëm, por edhe i nevojshëm

ATHINË, 30 maj /ATSH-ANA/ – Humbja e zgjedhjeve europiane dhe planet politike për të ardhmen ishin fokusi i një seance të gjatë të Sekretariatit Politik të partisë greke në pushtet, në përfundim të së cilës u arrit në konkluzionin se ”partia duhet të lëvizë shpejt për të koordinuar betejën para zgjedhjeve të 7 korrikut”.

Sipas burimeve të partisë, SYRIZA do të publikojë programin e saj për katër vitet e ardhshme, që fokusohet në forcimin e rritjes së prodhimit dhe inovacionit, vendeve të reja të punës, pagave dhe të drejtave të punës, statusit social dhe forcimit të institucioneve demokratike.

“Fitimi i zgjedhjeve kombëtare nuk është vetëm i mundshëm, është gjithashtu i nevojshëm”, thanë burime pranë SYRIZA-s./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.