GJERMANI – Guterres: Europa duhet të udhëheqë luftën kundër ndryshimit klimatik

AKEN, 30 maj /ATSH-DPA/ – Europa duhet të udhëheqë rrugën në luftën kundër ndryshimit klimatik, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres gjatë një ceremonie vlerësimi në Gjermani.

“Duhet të angazhohemi fuqishëm që të parandalojmë katastrofën”, tha Guterres në qytetin verilindor të Akenit, ku mori çmimin “Charlemagne” për punën e jashtëzakonshme në shërbim të unitetit europian.

Portugezi theksoi rëndësinë e Europës në një kohë të mbushur me çrregullime gjeopolitike.

BE-ja është shumë e rëndësishme që të dështojë, tha ai, duke shtuar se “dështimi i saj do të ishte një dështim i shtetit të së drejtës”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.