BM – Corbyn: Të lejojmë njerëzit të vendosin vetë për të ardhmen e vendit

LONDËR, 30 maj /ATSH-ANSA/- E vetmja mundësi për të kapërcyer krizën e Brexit do të ishte të lejonim njerëzit të vendosnin vetë të ardhmen e vendit, qoftë përmes zgjedhjeve, qoftë nëpërmjet një votimi publik për çdo marrëveshje të rënë dakord nga Parlamenti, përsëriti lideri laburist, Jeremy Corbyn.

Për Corbyn, pozicioni i partisë nuk ka ndryshuar: laburistët ende nuk i japin mbështetje të plotë një referendumi të dytë.

Ai do të vizitojë sot Dublinin, ku do të takohet me një numër udhëheqësish politikë.

Në kryeqytetin irlandez, kreu i opozitës do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndaluar një marrëveshje shkatërruese ose një dalje nga BE pa një marrëveshje me Brukselin./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.