SARAJEVË, 30 maj /ATSH-ANSA/ – Disa qindra vetë morën pjesë në një protestë dyorëshe në Sarajevë, përpara ndërtesës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë (VSTV), Gjykatës së Shtetit dhe Zyrës së Prokurorit të Shtetit të Bosnje-Hercegovinës.
Protestuesit, shumë prej të cilëve kishin ardhur nga qytete të tjera, protestuan kundër mosfunksionimit dhe korrupsionit të sistemit gjyqësor.
Ata kërkuan, ndër të tjera, dorëheqjen e Milan Tegeltijas (president i VSTV), i cili ishte përfshirë në një skandal korrupsioni kohët e fundit.
Ideja e demonstrimit filloi dy ditë më parë nga ministri boshnjak i Sigurisë, Dragan Mektiç, i cili foli në tubim si “një qytetar dhe një person që dëshiron një të ardhme më të mirë për vendin’’./ /os/ a.jor.
