Rritja e sigurisë, 88 shtetas të proceduar në 24 orë

TIRANË, 29 maj /ATSH-A. Fortuzi/ – Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 88 shtetas, konkretisht: 12 janë arrestuar, 4 janë kapur dhe 72 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 3 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim: 1 në qarkun Shkodër, i dënuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim i palicencuar i veprimtarisë financiare”; 2 në qarkun Vlorë, të dënuar për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 6 raste të “Kanosjes”, 1 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 2 në Berat, 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë me 2 autorë dhe 1 në Vlorë me 1 autor, të cilët po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Dëmtimeve të tjera me dashje”, 1 në qarkun Tiranë me 2 autorë dhe 1 në Fier me 2 autorë, të cilët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 1 rast në Durrës, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Dhunë në familje”, konkretisht: 1 në qarkun Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në qarkun Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 9 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në qarkun Durrës, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në qarkun Elbasan, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë, si edhe 10 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 10 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në qarkun Korçë dhe 1 në Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 4 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 2 në qarkun Korçë, 1 në Shkodër, të cilët janë arrestuar në flagrancë dhe 1 në Tiranë, i cili po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Ndërtim pa leje”, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 2 në Korçë, 1 në Lezhë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Organizim i lotarive të palejuara”, në qarkun Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në qarkun Vlorë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i “Pushtimit të tokës”, në qarkun Vlorë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Vjedhjes së energjisë elektrike”, 1 në qarkun Lezhë dhe 2 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 4 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku 1 autor është arrestuar në flagrancë dhe 3 po procedohen në gjendje të lirë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.