Punime në rrjet, OSHEE kufizon energjinë elektrike në disa zona të Tiranës

TIRANË, 29 maj /ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se, për shkak të remontit në disa kabina elektrike në Tiranë, ku OSHEE do të investojë për fuqizimin e rrjetit elektrik në kryeqytet, në datat 30-31 maj do të ketë kufizim të energjisë në disa zona.

Në datën 30 maj njoftohet se do të mbeten pa energji elektrike rrugët “Besim Daja”, “5 Maji” pranë Medresesë dhe “Rruga e Dibrës” pjesërisht. Gjithashtu dhe rruga “Jorgji Kushi”, zona pranë kthesës së Kamzës. Kjo shkëputje do te vijojë në orarin 09:30-15:00.

Ndërsa në datën 31 maj sipas orareve, 10:00-12:00 do të ketë shkëputje të energjisë zona Laknas dhe pjesërisht zona Domje dhe 09:00-16:00, pjesërisht rrugët “Mati Logoreci”, “Marin Barleti” dhe “Gëzim Kaceli”.

/e.xh/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.