Ministria e Brendshme pjesë e fushatës për dhurimin vullnetar të gjakut për fëmijët talasemikë

TIRANË, 29 maj/ATSH-A. Fortuzi/- Ministria e Brendshme i është bashkuar fushatës për dhurimin vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda dhe punonjës të Ministrisë së Brendshme i janë bashkuar kësaj nisme të rëndësishme.

“Drejtues dhe punonjës të Ministrisë së Brendshme iu bashkuan sot fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut, në ndihmë të fëmijëve talasemikë”, njofton Ministria e Brendshme. “Bashkë rrisim ndërgjegjësimin për të krijuar zinxhirin e dhuruesve vullnetarë për të siguruar gjak të sigurtë për të gjithë!”, theksohet në njoftimin e Ministrisë.

Fushata për dhurimin e vullnetarë të gjaku në ndihmë të fëmijëve telasemikë është shtrirë tashmë në shumë institucione shtetërore. Javën e shkuar nga salla e Kuvendit të Shqipërisë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bëri thirrje deputetëve të bëhen pjesë e kësaj fushate duke dhuruar gjak për të qenë pranë fëmijëve telasemikë. /a.g/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.