KPK rikonfirmon në detyrë gjyqtarin Dhimitër Lara

TIRANË, 29 maj /ATSH – A. Fortuzi/ – Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara është rikonfirmuar sot në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi ka shqyrtuar dosjen, vendosi të rikonfirmojë në detyrë, gjyqtarin e Gjykatës së Apelit.

Gjyqtari Dhimitër Lara mori një relacion pozitiv nga Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, sipas së cilit ai kishte kryer deklarim të saktë dhe nuk kishte fshehje të pasurisë apo konflikt interesi.

Në lidhje me aftësitë profesionale, ka rezultuar se gjyqtari është vlerësuar pozitivisht nga KLD, edhe nga verifikimi i KPK, gjyqtari nuk ka rezultuar problematik./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.