IZRAEL – Marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës apo zgjedhje ?

TEL AVIV, 29 maj /ATSH-AFP/ – Kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk i mbeten më shumë se disa orë në dispozicion për formimin e një koalicioni të ri qeverisës. Në rast dështimi, ai mundet në një skenar të pazakontë të dërgojë Izraelin drejt kutive të votimit, vetëm disa muaj pas zgjedhjeve të fundit.

Izraeli është kthyer në teatrin e një drame politike me emocione të forta, ku përfundimi do të bëhet i ditur vetëm në minutën e fundit, në mesnatë (21:00 GMT) koha kur mbaron afati për Netanyahun për arritjen e një marrëveshje për krijimin e qeverisë me partnerët e tij të së djathtës.

Nëse diskutimet e kryesuara nga Netanyahu dështojnë, presidenti Reuven Rivlin i cili i ka besuar këtë detyrë Netanyahu pas fitores të së djathtës në zgjedhjet legjislative të 9 prillit mundet në teori t’ia japë këtë mundësi një kandidature tjetër përveç atij.

E gjithë panorama lë të kuptohet se Netanyahu, në pushtet prej 10 vitesh pa ndërprerje dhe mbi 13 vite në total, nuk do ta lërë t’i humbë nga duart ky shans.

”Realisht, kjo është mbijetesa e kësaj figure dominuese deri në atë pikë që duket i pathyeshëm, por sot i rrezikuar nga fajësia për korrupsion, që po vihet në pikëpyetje’’, vlerësojnë analistët politikë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.