FUTBOLL – Gasperini zgjat kontratën me Atalantën pas kualifikimit historik në Ligën e Kampionëve

ROMË, 29 maj /ATSH-DPA/ – Klubi italian i “Atalantës” ka zgjatur kontratën e trajnerit Gian Piero Gasperini pasi garantoi për herë të parë në historinë e saj kualifikimin në Ligën e Kampionëve, njoftoi sot klubi i Seria A.

“Skuadra arriti një rezultat të jashtëzakonshëm”, tha Gasperini.

“Është një gjë e mirë që të shohim sezonin e kaluar dhe të vendosim disa baza për të ardhshmin sepse Atalanta vazhdon të bëhet më mirë dhe ka nevojë të përmirësojë organizimin”, deklaroi ai.

Gasperini, 61 vjeç, erdhi tek “Atalanta” në vitin 2016 dhe kontratën që i skadonte në vitin 2021 e ka shtyrë deri në vitin 2022, me një rritje të pagës nga 1,5 në 2,2 milionë euro. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.