FUTBOLL – Chelsea fiton Ligën e Europës

BAKU, 29 maj /ATSH/ – Në finalen angleze të Ligës së Europës që u luajt në Stadiumin Olimpik të Bakusë, blutë e “Chelsea” arritën të fitojnë bindshëm kundër “Arsenalit” me rezultatin 4-1.

Golin e avantazhit e shënoi Olivier Giroud në minutën e 49-të ndërsa Pedro falë një asist të Hazard dyfishoi rezultatin në minutën e 60-të. Në minutën e 65-të Hazard do të shënojë golin e tretë me 11-metërsh.

Iwobi arrin të ngushtojë rezultatin në 3-1 në minutën e 69-të, por “Chelsea” nuk reagon menjëherë dhe shënon golin e katërt në minutën e 72-të sërish falë Hazard.

Kjo fitore i mundëson “Chelsea” që ta mbyllë këtë sezon me të paktën një trofe prestigjioz. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.