FOTO/ Pas “Ali Demit”, bashkia e Tiranes çliron bustin e “Vojo Kushit” nga ndërtimet pa leje te Selvia

TIRANË, 29 maj/ATSH/ – Gjatë mandatit të parë bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të posaçme edhe kujdesit për monumentet e figurave të rëndësishme që kanë kontribuar për çlirimin e atdheut. Pas vendosjes së bustit të “Ali Demit”, bashkia e Tiranës ka çliruar nga ndërtimet pa leje edhe bustin e heroit tjetër “Vojo Kushi” te ish-trekëndëshi i Selvisë, ku deri në dhjetor gëlonin llotot dhe bastet. Ndërkaq, këto nisma të bashkisë së Tiranës për vlerësimin e figurave të njohura që kanë sakrifikuar edhe jetën për atdheun, ka hasur në kundërshtinë e LSI dhe të PD-së, të cilët kanë dalë hapur kundër çlirimit nga ndërtimet pa leje. Heroizmit të Vojo Kushit populli i ka kushtuar këngë, vjersha, libra, dhe shumë breza janë rritur duke e pasur trimin Vojo, si shembull të djaloshit të ri idealist që sakrifikoi edhe jetën për atdheun.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.