Dhuna në Drejtorinë e Policisë, 6 ish-deputetët e PD: Ishim në kryerje të funksioneve kushtetuese e ligjore

TIRANE, 29 maj/ATSH/- Gjashtë ish-deputetët e PD-së për të cilët ka prokuroria ka nisur hetimet për shkak të përplasjeve fizike me policët brenda godinës së Drejtorisë së Policisë Tiranë, më 16 shkurt, kanë dalë sot në një konferencë për shtyp.

Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj bënë të ditur qëndrimin e tyre lidhur me këtë ngjarje.

Ish-deputeti Flamur Noka tha së në përplasjen me policinë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, nuk ka bërë asnjë veprim të paligjshëm. “Jemi përballë një tentative të kërcënimit politik të opozitës nga pushtetit. Ne si deputet ishim në kryerje të funksioneve kushtetuese dhe ligjore. Nuk ka ndodhur që policia të godasë apo dhunojnë deputetë në krye të detyrës. Ky është rast i paprecedentë”, tha Noka.

Ish deputeti i PD, Enkeled Alibeaj tha se “pas protestës përballë Kryeministrisë, ndodhi një valë e gjatë shoqërimesh dhune ndaj pjesëmarrësve në protestë me mbi 50 të shoqëruar. Ne në atë kohë ishim në funksionin e deputetit. Menjëherë pas protestës morëm vesh se pjesëmarrësit u nënshtruan dhunës. Në këtë situatë një grup deputetësh në krye zoti Noka. Shkuam pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të mësuar mbi atë që Policia e Shtetit po ushtronte ndaj qytetarëve. Të penguar totalisht nga kupola e policisë u penguam të merrnim informacion”.

Sipas tij, qëllimi ynë ishte për të ndaluar valën e dhunës dhe terrorit dhe ne u penguam në të drejtën tonë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.