BRUKSEL – Cipras konfirmon mbështetjen për Timmermans

BRUKSEL, 29 maj /ATSH-ANA/ – Kryeministri grek, Aleksis Cipras tha se do të mbështesë për postin e presidentit të Komisionit Europian atë kandidat që vjen nga progresistët.

”Unë do të mbështes Frans Timmermans”, theksoi ai duke iu referuar kandidatit të Partisë Socialiste Europiane.

”Timmermans do të ishte një zgjedhje progresive dhe e dobishme, ndërsa kandidati i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber një zgjedhje neoliberale. Weber do të kërcënonte interesat e Greqisë dhe interesat e vendeve të jugut të BE’’, theksoi Cipras.

Cipras ishte pjesë e një takimi jozyrtar të Komisionit Europian, të fokusuar në analizën e rezultateve të zgjedhjeve europiane dhe në vlerësimin e kandidatëve për postet e larta në BE./   /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.