Bashkëqeverisja, Petro Shqevit i rillogaritet pensioni pas 21 vitesh pa përgjigje

TIRANË, 29 maj/ATSH/- Platforma e bashkëqeverisjes është faktuar në vijimësi si një instrument për zgjidhjen e problemeve me rillogaritjen e masës së pensioneve.

I tillë ishte edhe rasti i paraqitur sot në takimin javor të Kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e bashkëqeverisjes, ku prezantohen rastet e ankesave të qytetarëve që kanë marrë zgjidhje përmes platformës.

Petro Shqevi, banues në Vorë përfitoi sistemimin e masës së pensionit dhe dhënien e diferencës që Shqevit i takojnë sipas ligjit.

“Kam 21 vjet që e kërkoj të drejtën time të pensionit. Çdo vit jam ankuar dhe më thoshin që nuk e fiton. Bëra një kërkesë në platformë dhe pas 10 ditësh më erdhi”, tha Shqevi.

Kryeministri Edi Rama theksoi se “më vjen shumë mirë që platforma i jep zgjidhje problemeve të rillogaritjes së pensioneve duke i ardhur në ndihmë njerëzve që janë realisht më të diskriminuar nga administrata se u duken të dobët pa përkrahje, falë platformës çdo qytetar është fuqimisht i përkrahur nga qeveria dhe çdo pensionist që ka probleme me llogaritjen duhet të mos humbasë kohë që ti drejtohet platformës se gjen zgjidhje”./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.