Bashkëqeverisja, Florian Shehu regjistron pronën pas zvarritjes 30-vjeçare

TIRANË, 29 maj/ATSH-Maela Marini/ Për 30 vite me radhë, Florian Shehu nga Farka nuk arrinte të regjistronte aktin e marrjes së tokës në pronësi (AMTP).

Për vite me radhë Florian Shehu ndiqte procedurat për regjistrimin e AMTP-së së tij, por dosja e tij kalonte sa nga njësia administrative Farkë në bashkinë Tiranë dhe rikthehej përsëri disa herë, duke mos mundësuar vijueshmërinë e procesit.

Ai vendosi t’i drejtohej platformës së bashkëqeverisjes dhe pas trajtimit të ankesës, Drejtoria e Përgjithshme Juridike e Aseteve dhe Licencimit pranë bashkisë Tiranë bëri të mundur dërgimin e dosjes për regjistrim pranë ZRPP-së. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.