AMAN – Jared Kushner takohet me mbretin e Jordanisë për planin e paqes izraelito-palestinez

AMAN, 29 maj /ATSH-AFP/ – Dhëndri dhe këshilltari i Donald Trump, Jared Kushner, që është duke zhvilluar një turne rajonal për të gjetur mbështetje ndaj planit të tij të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, u takua sot me mbretin Abdallah II të Jordanisë, njofton pallati mbretëror jordanez.

“Mbreti, vendi i të cilit është gardian i vendeve të shenjta myslimane në Jeruzalem, insistoi tek Kushner mbi nevojën për të rritur përpjekjet që të arrihet në një paqe të përgjithshme dhe të qëndrueshme mbi zgjidhjen me dy shtete (izraelit dhe palestinez) që garanton krijimin e një shteti palestinez të pavarur me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet”, sipas kësaj komunikate.

Jared Kushner që është duke kërkuar mbështetje për planin e tij të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, vinte nga Maroku, ku ishte takuar në Rabat me mbretin Mohammed VI, si dhe më pas do të shkojë në Izrael. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.