​Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, Thaçi uron Shqipërinë

PRISHTINË, 29 maj/ATSH/- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Kryeministrin Edi Rama për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Ky rekomandim uroj të shndërrohet në vendim nga ana e Këshillit të Bashkimit Europian, që Shqipëria në mënyrë meritore të bëhet pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar Presidenti Thaçi. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.