ZVICËR – Europa dhe klima, temat kryesore të takimit të grupit Bilderberg

MONTRË, 28 maj /ATSH-AFP/ – Grupi “Bilderberg”, që mbledh çdo vit krejtësisht në diskrecion personalitetet politike dhe ekonomike europiane dhe amerikanoveriore, do të mblidhet duke filluar nga e enjtja në qytetin zviceran të Montrë për të biseduar për Europën dhe klimën.

Mes pjesëmarrësve figurojnë kryesisht këtë vit, Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe kryeministri holandez, Mark Rutte, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, drejtoresha e përgjithshme e UNESCO, Audrey Azoulay, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger.

“Takimi i 67-të i Bilderberg do të zhvillohet nga 30 maji deri më 2 qershor 2019 në Montrë, Zvicër. Rreth 130 pjesëmarrës nga 23 vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre”, njoftuan sot organizatorët në një komunikatë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.