SHBA – Jared Kushner në Marok dhe Jemen për planin e paqes izraelito-palestinez

UASHINGTON, 28 maj /ATSH-AFP/ – Dhëndri dhe këshilltari i Donald Trump, Jared Kushner shkon këtë javë në Marok dhe në Jordani në kërkim të mbështetjes për planin e tij të paqes izraelito-palestineze, aspekti ekonomik i të cilit pritet të publikohet në fund të qershorit në Manama.

Që prej ardhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka shfaqur vullnetin për të arritur një marrëveshje përfundimtare mes izraelitëve dhe palestinezëve, duke shpresuar që të arrijë atje ku të gjithë paraardhësit e tij, republikanë dhe demokratë, kishin dështuar.

Në këtë udhëtim drejt Marokut, Jordanisë dhe më pas Izrael, Kushner do të shoqërohet nga krahu i tij i djathtë, Jason Greenblatt si dhe nga i dërguari amerikan për Iranin, Brian Hook, njoftoi sot një përgjegjës i ekzekutivit amerikan, por pa dhënë detaje mbi takime të mundshme me mbretërit Mohammed VI dhe Abdallah II. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.