Agjencia Telegrafike Shqiptare

FUTBOLL – Leonardo largohet nga Milani

MILANO, 28 maj /ATSH-AFP/ – Drejtori sportiv i “Milanit”, braziliani Leonardo, njoftoi sot se do të largohet nga funksionet  e tij, sipas një komunikate të klubit që përfundoi i pesti në Seria A këtë sezon dhe që nuk mund të hyjë dot në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Milani pranoi dorëheqjen e Leonardos duke e falënderuar për kontributin e tij në rritjen e klubit dhe i uron sukses për vazhdimin e karrierës së tij”, theksohet në një komunikatë të klubit.

Largimi i drejtorit sportiv ishte njoftuar prej disa ditësh nga media italiane që përmendte mosmarrëveshje me Ivan Gazidis, administratori i deleguar i klubit, i thërritur vitin e kaluar nga fondi amerikan “Elliott”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version