FUTBOLL – Arrestohen futbollistë për manipulimin e ndeshjeve në nivel të lartë

MADRID, 28 maj /ATSH-AFP/ – Shumë lojtarë dhe ish-futbollistë spanjollë u arrestuan sot në kuadër të një operacioni të gjerë për pjesëmarrje, sipas autoriteteve, në manipulimin e ndeshjeve të nivelit të lartë.

“Parashikohet të arrestohen 11 persona mes të cilëve futbollistë të divizionit të parë në pension dhe në aktivitet, lojtarë në aktivitet të divizionit të dytë si dhe presidenti dhe kuadro të një klubi”, njoftoi policia.

Këto persona akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në bandë të organizuar.

“Deri tani janë arrestuar 10 persona”, sipas policisë.

Nga ana tjetër drejtësia ka njoftuar se “po heton në një total prej 21 personash të lidhur me botën e futbollit dhe basteve sportive si dhe mbi klubin Huesca, i 19-i në La Liga”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.