Ambasadori britanik, O’Connell në zyrën e Haradinajt

PRISHTINË, 28 maj /ATSH/ – Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, pati një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim u diskutua  për situatën politike në vend dhe progresin që Kosova ka shënuar në rend e ligj.

“Shpreha edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë për të fuqizuar angazhimin dhe bashkëpunimin me Britaninë e Madhe në të gjitha fushat e interesit tonë të përbashkët”, deklaroi Haradinaj. /KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.