TOKIO – Trump: SHBA-ja dhe Japonia së bashku në Hënë dhe Mars

TOKIO, 27 mars /ATSH-ANSA/ – SHBA-ja dhe Japonia janë dakordësuar mbi bashkëpunimin në eksplorimin e hapësirës, njoftuan sot në Tokio gjatë një konference për shtyp të përbashkët presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe në përfundim të një takimi dypalësh.

“Dy vendet do të shkojnë në Hënë dhe Mars shumë shpejt. Dhe nga këndvështrimi ushtarak, tani nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa hapësira”, theksoi Trump pa dhënë detaje.

Abe, nga ana e tij, konfirmoi se “kërkon të ecë dorë për dore me SHBA-në në çështjet e rëndësishme (…) Japonia do të bëjë disa investime të reja të rëndësishme në SHBA”.

Kryeministri ritheksoi se “e sheh vizitën e Trump në Japoni si provën që marrëdhëniet dypalëshe janë të mbështetura mbi baza të forta”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.