JAPONI – Trump: Uashingtoni nuk kërkon ndryshim të regjimit në Iran

TOKIO, 27 maj /ATSH-AFP/ – SHBA-ja nuk kërkon ndryshim të regjimit në Iran, konfirmoi sot në Tokio presidenti amerikan, Donald Trump, ndërsa tensioni mes dy shteteve është në rritje me dislokimin e forcave amerikane në rajon.

‘’Ne nuk kërkojmë ndryshim të regjimit, ajo që ne duan është mungesa e armëve bërthamore’’, deklaroi Trump, ndërsa shtoi se po vlerësonte mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Teheranin./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.