Investimi në rrugë, Zharrëza lidhet më shpejt me rrugën nacionale Fier-Berat

TIRANË, 27 maj/ATSH/ Në Zharrëz do të nisë së shpejti puna për rikonstruksionin e një segmenti rrugor jetik për komunitetin e kësaj zone.

Duke folur për këtë investim, kryetarja e bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj tha se “së shpejti do të nisë rikonstruksioni i rrugës “Alit Gjeriti”, si një segment mjaft me rëndësi për Zharrëzën, me dalje direkte në rrugën nacionale Fier-Berat”.

Sipas saj, “rreth 830 m rrugë, me gjerësi 4,5 metra do të rikonstruktohen me standarde bashkëkohore”.

“Rikonstruksioni do të përfshijë sistemimin e këtij aksi dhe rehabilitimin e kanalizime, ndërsa investimi do t’i shërbejë jo vetëm familjeve dhe fermerëve të pozicionuar në këtë rrugë, por gjithë komunitetit që e përdor këtë segment për të dalë në rrugë kryesore”, tha ajo.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.