FOTO/ “Festa e Serave të Gjelbërta”, promovim produkteve vendase në Roskovec

TIRANË, 27 maj/ATSH/ “Festa e Serave të Gjelbërta” mblodhi së bashku në Suk 1, të Roskovecit fermerë dhe grumbullues të produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Synimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i produkteve të zonës duke qenë se bujqësia mbetet një ndër degët e rëndësishme të zhvillimit ekonomik.

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi u shpreh se do të vazhdojë të ndjekë gjithmonë politika të cilat do të jenë në mbështetje të fermerëve për të zhvilluar fermat e tyre, si dhe do të vazhdojë të punojë që t’i shndërrojnë fshatrat e bashkisë Roskovec në destinacione të vërteta turistike.

Zhvillimi i qëndrueshëm bujqësor mbetet një ndër prioritetet e bashkisë Roskovec.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.