Punimet për përmirësimin e rrjetit në Tiranë, kufizim i energjisë në disa zona

TIRANË, 26 maj /ATSH/- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se në kuadër të punimeve për riparimin e rrjetit të kabinave elektrike në Tiranë, do të ketë shkëputje të energjisë në disa zona të kryeqytetit.

OSHEE ka publikuar edhe të gjithë oraret dhe zonat që do të mbeten pa energji në datat 27 deri më 29 maj.

Në datën 27 maj, OSHEE do të punojë në 8 kabina. Nga ora 09:00-15:00 energjia do të ndërpritet në rrugën “Teodor Keko” pjesërisht, tek Astiri, kthesa e Kamzës, rruga “Kadri Roshi” , rruga “Riza Cuka”, rruga “Lord Bajron” , rruga “Shyqyri Peza” , rruga e Dibrës, rruga “Mine Peza”.

Në datën 28 maj, kufizm të energjisë do të ketë në zonat midis rrugës “Karl Gega” dhe rrugës “Siri Kodra”, në zonën pranë ish-stacionit të Trenit, tek Ish Fidanishtja, në rrugën “Besim Fagu”, rrugën “5 Maji”, rrugën “Riza Cuko” në Laprakë.

Në datën 29 maj, OSHEE do të punoj në dy kabina dhe kufizim të energjisë do të ketë rruga “Allaman Dervishi” pjesërisht, tek Pall e Malajzjanit dhe rruga e Shkodrës pjesërisht. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.