Laguna e Karavastasë, drejt përfundimit vepra më e madhe vaditëse në Myzeqe

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Rrjeti i plotë i kanaleve vaditëse përgjatë lagunës së Karavastasë do të sigurojë për herë të parë në këto 30 vite vaditje për tokat bujqësore.

Zv/kryeministri Erion Braçe, njëkohësisht deputet i kësaj zone u shpreh se kjo është vepra më e madhe vaditës në Muyzeqe pas 30 vitesh.

“Do edhe pak, por në korrik do të kemi ujë atje ku nuk ka patur ujë për vaditje në këto 30 vite. Tokat buzë lagunës së Karavastasë në Gur, Mucias, Remas, Karavasta, Bedat, Kamenicë, Kryekuq, Zharnec, Mise e Xeng, do të kenë shumë shpejt rrjetin e plotë të kanaleve vaditëse”, tha Braçe.

Uji i ëmbël për tokat që janë nën rrezikun e kripëzimit, sipas tij, “i rikthen këto toka në produktive për t’u kultivuar pa shpenzime nga bujqit”.

“Po shtojmë ekonominë e tyre sepse puna vlen. Ndaj mos harroni në 30 qershor votoni thjesht punën”, tha Braçe.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.