FUTBOLL – Bajerni fiton Kupën e Gjermanisë dhe mbyll sezonin në mënyrën më të mirë

BERLIN, 26 maj /ATSH-AFP/ – Duke fituar dje në Berlin Kupën e Gjermanisë kundër “Lajpcigut” (3-0) me një dopjetë të Lewandowski, “Bajern Mynihu” arriti të marrë dy tituj kombëtar që i japin shkëlqim një sezonit të vështirë, si në aspektin sportiv si në atë të brendshëm.

Pas një fillimi të mirë të sezonit, ekipi u përball papritur me një stuhi në vjeshtë duke e gjetur veten nëntë pikë poshtë “Borusia Dortmund” në kampionat, para se të mbaronte faza e parë.

Megjithatë marrja e këtyre dy titujve shërbyen për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon shumë problematik. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.