Kantier ndërtimi në Zharrëz, rikonstruktohen 9 rrugë të brendshme

TIRANË, 25 maj/ATSH/ – Njësia administrative Zharrëz në Patos është kthyer në një kantier ndërtimi, ku po punohet me intensitet kryesisht në drejtim të infrastrukturës rrugore.

Fondet e parashikuara për investimet vendore për vitin 2019 janë drejt konkretizimit në vepra publike, që do të lehtësojnë jetën e banorëve të kësaj zone.

Kryetarja e bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj u shpreh se “në Verbas e Frashër është përfunduar në 7 rrugë të brendshme shtrimi me çakull, e pas rulimit do të asfaltohen me beton, gjithsej 9 rrugë të brendshme në këto 2 fshatra”.

Ndërkohë, sipas saj, rruga “Alit Gjeriti” dhe rruga “Këneta e Mitros” nisin së shpejti rikonstruksionin e plotë të tyre./m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.