Agjencia Telegrafike Shqiptare

INFORMATIKË – Kompjutera super të shpejtë falë dritës

LONDËR, 25 maj /ATSH-ANSA/ – Në të ardhmen mund të kemi kompjutera shumë të shpejtë, falë një gjenerate të re memoriesh magnetike me zero konsum të energjisë, të ushqyer nga drita.

Këto pajisje të reja, të përshkruara në revistën shkencore “Nature”, mund të përfaqësojnë zemrën e një gjenerate të re kompjuterësh me kursim energjie dhe janë ideuar në kërkimet e kryera nga universitetet e Lançesterit dhe Ratisbonës në bashkëpunim me atë holandez të Nimegas dhe Akademinë Ruse të Shkencave.

Aktualisht, serverat konsumojnë nga 2% deri në 5% të prodhimit botëror të energjisë dhe për më tepër kërkojnë sisteme ftohjeje të shtrenjtë për të larguar nxehtësinë e grumbulluar.

Dispozitivët e rinj, për më tepër, tregojnë autorët e këtij studimi, “nuk ushqehen nga elektriciteti, por nga dy impulse drite infra të kuqe dhe magazinojnë informacionet falë antenave të vogla që ndodhen sipër magneteve.

“Në këtë mënyrë, pajisjet e ardhshme të arkivimit të të dhënave do të arrijnë të kombinojnë prestacionet e larta me konsumet e ulëta të energjisë”, përfundojnë studiuesit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version