Shkodra djep kulture, Pjetri: Vëmendje për monumentet e kulturës

TIRANË, 24 maj /ATSH/ – Shkodra është djep kulture ndaj dhe vëmendja për monumentet e kulturës është në fokus të kandidatit të Partisë Socialiste për kryetar bashkie, Valdrin Pjetri.

Pjetri zhvilloi një vizitë në banesën e familjes Halili, e shpallur monument kulture e kategorisë së parë në vitin 1973.

Shtëpia është e variantit dykatësh prej druri ku qendra e kompozimit është çardaku, me të cilin ndërlidhen të gjitha mjediset e katit, ku me i vlerësuari është ai i “odës së miqve” dhe qoshku.

Ajo vlerësohet për realizime të arritura në drejtim të trajtimit të brendshëm arkitektonik, dekorativ, ruan tre mjedise karakteristike me ornamente tradicionale që përfaqësojnë më së miri tipologjinë e banesave të fund shekullit VXIII-XIX. /m.m/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.