Banka Botërore rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë në Kosovë

PRISHTINË, 24 maj /ATSH/ – Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë përmes projekteve të ndryshme bujqësore. Kjo bankë do të vazhdojë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë edhe në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Kështu u tha sot në takimin që ministrja e MBPZhR-së, Dijana Zhiviç pati me menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli dhe specialisten e lartë të bujqësisë, Silvia Mauri.

Gjatë këtij takimi është biseduar për programet e ministrisë për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në përgjithësi, si dhe për format e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.

Ministrja Zhiviç falenderoi menaxherin e BB-së në Kosovë për mbështetjen që kanë dhënë deri më tani për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe theksoi se MBPZhR-ja është e gatshme që të bashkëpunojë me BB-në edhe në të ardhmen për realizmin e  shumë projekteve të tjera.

Nga ana tjetër, menaxheri i BB-së, Marco Mantovanelli, vlerësoi zhvillimet e deritanishme në avancimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë përmes projekteve konkrete në kuadër të Strategjisë së për Kosovën. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.