ZGJEDHJET PE – Nisin votimet në BM dhe Holandë

LONDËR, 23 maj /ATSH-AFP/ – Holandezët dhe britanikët nisën sot votimin për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Europian, ndërkohë që sondazhet parashikojnë një sukses të euroskeptikëve në të dy shtetet.

Në total, mbi 400 milionë zgjedhës do të votojnë në 28 shtete për 751 deputetët europianë.

Këto zgjedhje do të zhvillohen deri të dielën.

Rezultatet do të shpallen zyrtarisht duke filluar nga e diela në mbrëmje, pasi të gjitha shtetet e Bashkimit Europian të kenë mbyllur procesin e votimit./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.