LONDËR 23 maj /ATSH-ANSA/ – Kryeministrja britanike, Theresa May kreu një miniriorganizim të kabinetit, pas dorëheqjes së Andrea Leadsom, lidere e konservatorëve në Dhomën e Komuneve.
Leadsom, një kandidate potencial për të pasuar kryeministren në krye të qeverisë dhe partisë, u zëvendësua nga Mel Stride, një figurë më pak publike dhe deri tani ishte zëvendësministër i Thesarit./ /os/ a.jor.
