PARIS – Merkel & Macron: Putin të bëjë hapa konkrete për dialogun me Ukrainën

PARIS, 22 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkuan presidentit rus, Vladimir Putin që Rusia të ndërmarrë veprimet e nevojshme për krijimin e kushteve të favorshme për dialog në lindje të Ukrainës, njoftoi presidenca franceze.

”Dy liderët europianë theksuan se kishte ardhur momenti për të parashtruar zgjidhje për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës, me ndikim në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Europian”, thuhej në një komunikatë ku raportohej një bisedë telefonike mes tre liderëve.

Biseda u zhvillua një ditë pas marrjes së postit të presidentit të Ukrainës nga komediani Volodymyr Zelensky.

Ukraina regjistron një bilanc tragjik me rreth 13 000 të vdekur në pesë vite.

Kjo luftë i privon Ukrainës kontrollin në zonën industriale të pasur me qymyr të Donbasit dhe të një pjesë të kufirit të saj me Rusinë.

Kievi dhe perëndimorët akuzojnë Moskën për mbështetje ushtarake të separatistëve pro rusë, një fakt i mohuar nga autoritetet nga ruse pavarësisht konstatimeve të medias./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.