Minierat, caktohet plani i emergjencës dhe shpëtimit

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot rregulloren për organizimin dhe funksionimin e emergjencave dhe shpëtimit për subjektet që kryejnë punime nëntokë.

Në mbledhjen e sotme, qeveria përcaktoi po ashtu edhe procedurat e hartimit, përmbajtjes dhe miratimit të planit të emergjencës, të detyrueshme për subjektet që kryejnë punime nëntokësore.

Ky plan është po ashtu i detyrueshëm për subjektet e tjera që kryejnë punime në nëntokë, në miniera apo në punimet nëntokësore të veprave hidroenergjetike.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.