ITALI – Mjekët me këshilla dixhitale për pacientët

Unrecognizable senior male doctor with smartphone at the office, text messaging.

MILANO, 22 maj /ATSH-ANSA/ – Të paktën 85% e mjekëve të familjes dhe 81% e specialistëve të mjekësisë përdorin e-mail për të komunikuar me pacientët, ndërkohë që  WhatsApp përdoret nga 64%, ndërsa për specialistët 57%, sipas Institutit për Inovacionin Dixhital në Observatorin Shëndetësor të Shkollës së Menaxhimit ”Politecnico” të Milanos.

”Dixhitalizimi i mjekëve ende nuk përputhet me atë të pacientëve”, sipas këtij instituti.

Më pak se një qytetar në pesë përdor email ose WhatsApp për të komunikuar me mjekun e tij, vetëm 23% bëjnë një vizitë të specializuar në internet dhe vetëm 19%  bëjnë pagesën e shërbimit në internet.

“Në rast se qytetarët nuk mund të kontaktojnë një mjek për të marrë këshilla mbi parandalimin dhe mënyrën e jetesës bazuar në të dhënat e mbledhura, një trajner mund të luajë një rol themelor virtual në gjendje që në mënyrë pro aktive të ofrojë, në bazë të dëshmive shkencore në dispozicion, këshilla se si të përmirësohet sjellja e një personi në bazë të parametrave të monitoruar, siç janë ushqimi dhe trajnimi “, thotë Emanuele Lettieri, drejtor shkencor në këtë institut./ /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.