TIRANË, 22 maj/ATSH/ 270 mijë banorë janë përfitues të investimeve në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 2 në Tiranë, me kushte bashkëkohore dhe aparatura të teknologjisë së lartë duke ofruar në këtë mënyrë shërbime cilësore për pacientët.
Aparaturat e reja mundësuan 3 kabinete për herë të parë në këtë poliklinikë, të endoskopisë, ezhesë dhe fushës vizive. Fuqizimi i shërbimeve të kardiologjisë, ORL, okulistikës, dermatologjisë me pajisje të reja siguron shërbim më të specializuar për 270 mijë banorë.
Pajisje moderne në poliklinikën e specialiteteve nr. 2 në Tiranë. Shërbimi i okulistikës me kabinet të ri të fushës së vizive.
“Endoskopia është një procedurë endoskopike që i nevojitet mjekut gastrohepatolog në përditshmërinë e punës së tij. Kjo procedurë më parë kryhen në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, u shpreh një nga mjeket e poliklinikës.
Ndërkaq, u hap për herë të parë kabineti i Ezhesë duke lehtësuar edhe procedurat për rezervimin e skanerit.
“Ky është një hap i mirë për pacientët dhe nuk shkojnë në QSUT për të bërë një rezervim skaneri, por rezervimi mund të bëhet fare mirë nga poliklinika. Kabinet e reja që i janë shtuar kësaj poliklinike për të zhvilluar atë ciklin e imazherisë bazë që duhet të ofrojnë kabinetet në një poliklinikë specialitetesh siç është kjo poliklinikë”, thotë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
“Kam dhjetë vjet që punoj këtu dhe nuk kemi pasur ndonjëherë këto kushte. Në këtë mënyrë ne u ofrojmë pacientëve shërbimin pa qene nevoja që ato të shkojnë në QSUT”, shprehet një tjetër mjeke. /a.g/