Vonesa dhe anulime të fluturimeve nga Tirana drejt Italisë

TIRANE, 21 maj/ATSH/- Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar u bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e sotme, e martë 21 maj nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24-orëshe në vendin fqinj, do të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anulimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanive “Alitalia”, “Blue Panorama” dhe “Blue Air”.

“Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit”, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.